MENU
klinika

Shpërndarja e fondeve

Buxheti ndan 140 mln lekë për partitë politike

03.02.2020 - 12:54

Plot 140 milionë lekë nga buxheti i shtetit do të përfitojnë paritë politike për vitin 2020. KQZ në mbledhjen e sotme ka miratuar shpërndarjen e fondeve vjetore, për partitë politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020. PS është forca e parë politike që përfiton më shumë fonde, 63.417.047 lekë, më pas PD 38.911.877 lekë dhe LSI 20.012.797 lekë. Partitë e tjera që përfitojnë janë edhe PDIU, Lista e Barabartë dhe Partia Socialdemokrate.

Shpërndarja e fondeve
1. Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë
2. Partia Demokratike 38.911.877 lekë
3. Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë
4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë
5. Lista e Barabartë 4.841.667 lekë
6. Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rindërtimi, investimet dhe rritja ekonomike

‘Themelet’ mbi të cilat u ngrit buxheti 2020

Të ardhurat totale rriten me 13 mln euro

Buxheti 2020 ‘pesimist’ për investimet!