MENU
klinika

Propozimi për platformën e përbashkët politike

Cakaj: Kufiri me Kosovën duhet të hiqet!

19.02.2020 - 12:22

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtëm ndodhet në Kosovë, ku po zhvillon një sërë takimesh. Gjatë konferencës me homologun e Kosovës, Glauk Konjufca, diplomati shqiptare vuri theksin te bashkëpunimi maksimal mes dy vendeve.

Ai tha se kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet fare për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.

Sipas Cakajt, dy vendet duhet të krijojnë një platformë të përbashkët politike.

“Kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë fare duhet të hiqet menjëherë dhe vendet tona të gëzojnë liri të pakufizuar qarkullimi dhe mundësi për ndërveprim ekonomik. Kosova dhe Shqipëria duhet të lëvizin drejt një bashkëpunimi të zgjeruar. Të krijojmë një platformë të përbashkët politike. Politika e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kenë një qasje me synime komplementare. Deri tani bashkëpunimi ka qenë intensiv, por nga tani e tutje duhet të kemi një bashkëpunim maksimal.”

Cakaj tha se i ka propozuar ministrit të Jashtëm të Kosovës dy marrëveshje.

“Marrëveshja e parë është që duhet të mblidhemi të firmosim një marrëveshje për ndarjen e shpenzime dhe detyrave në një fushatë për lobimin e njohjes së Kosovës. Jemi të gatshëm për ta firmosur këtë marrëveshje.”

Marrëveshja e dytë është për transmetimin e përvojave në procesin e screening, sa i takon procesit të negociatave.