MENU
klinika

Krahasuar me gjeneratën e kaluar

Çfarë avantazhi kanë kufjet e reja wireless të Samsung?

16.02.2020 - 18:14

Kufjet Galaxy Buds të Samsung kanë dhënë padyshim kontribut në suksesin e revolucionit të kufjeve Bluetooth. Nuk kanë shkëlqimin e AirPods, por shumë pranë në formë dhe funksion. Pasardhësi i tyre sapo u prezantua dy ditë më parë krahas Galaxy S20 dhe Galaxy Z Flip.

Siç sugjeron edhe emri, Galaxy Buds+ nuk janë një zëvendësim i plotë gjeneratës së kaluar por një përmirësim. Ato ngjajnë shumë me origjinalin por dallimi më i madh i tyre është një detaj shumë i rëndësishëm. Gjenerata e kaluar kishte 13 orë jetëgjatësi baterie ndërsa Galaxy Buds+ kanë 22 orë jetëgjatësi baterie prej të cilave 11 orë të kufjeve dhe 11 orë bateria e kasës.

kolana e librave

Edhe në fluturimin tuaj më të gjatë këto kufje do të mjaftojnë. Cilësia e zërit gjithashtu është përmirësuar duke u zhvendosur nga një driver dinamik drejt një sistem të dyfishtë shoqëruar nga tre mikrofonë për të anuluar zhurmat përreth. Megjithatë nuk ka një opsion të anulimin e zhurmave dhe Galaxy Buds+ nuk janë dizajnuar për të konkurruar me AirPods Pro e as kufjet e fundit të Sony. Për këtë arsye kushtojnë edhe shumë më pak.

Me një çmim prej 149 dollarësh, 20 dollarë më shumë sesa Galaxy Buds, gjenerata e re justifikon rritjen e çmimit me përmirësimet e sjella. Mbetet për tu parë nëse Samsung do të ofrojë diçka më konkurruese me AirPods Pro në Verë kur Galaxy Note të debutojë edhe pse gjithçka mbetet një spekulim.