20.02.2020 - 13:00
Chiara Ferragni ka vendosur të na fiksojë sërish pas një modeli flokësh për të cilin vdisnim në fëmijëri! Shumë prej jush mund ta kenë urryer, shumë të tjerë mund ta kenë pasur fiksim!
Me siguri që të gjitha vajzat e kanë provuar të paktën një herë në jetën e tyre këtë model tepër të këndshëm, të cilin e riktheu fashionista e njohur italiane. Ajo u paraqit në sfilatën e Max Mara-s në Javën e Modës në Milano me flokët e kapur me kapse shumëngjyrëshe.
Në një postim në Instagram, Chiara na ka treguar se dëshironte një look fëmijëror, i frymëzuar nga vitet ’90 bashkë me syzet në formë Cat eye. Dhe ja rezultati, Chiara Ferragni sapo i zbriti 5 vite nga mosha e saj!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Martohet blogerja dhe reperi
Një dasmë përrallore në Itali
Nuk do t'ju besoni syve!
Sa fitojnë nga një postim blogeret e njohura në Instagram?
Një fustan nga “Dior”