Los Angeles Clippers pësojnë humbjen e dytë radhazi në Konferencën e Perëndimit. Pas dy kohëve shtesë, skuadra e Boston fitoi 141-133 ndaj Clippers.
Ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Në fund triumfoi skuadra e Celtics, ku u dallua Jayson Tatum, autor i 39 pikëve, mbështetur edhe nga Smart me 31 pikë. Për Clippers, mirë u paraqit Leonard, me 28 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.
Mjaft e fortë dhe me emocione edhe sfida tjetër e luajtur sot në NBA, ku Oklahoma mundi 123-118 New Orleans. Sfidë e hapur deri në fund, ku për Oklahomën u dallua Gallinari, autor i 29 pikëve, ndërkohë që 45 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.