MENU
klinika

NBA

Lakers fitojnë në shtesë, Bucks humbin pa Giannis

13.02.2020 - 11:38

Los Angeles Lakers mori një fitore të rëndësishme në fushën e Denver Nuggets me shifrat 120-116. Kjo ndeshje u vendos në kohën shtesë dhe ku përballë ishin dy ekipet më të mira në Perëndim.

Një përballje e fortë, ku për kalifornianët u dalluan LeBron James me një “triple double”, 33 pikë, 12 rebound e 14 asist, dhe Anthony Davis 33 pikë e 10 rebound.

Një dyshe që bëri diferencën në parket , duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e 10 asist të Murray për Nuggets. Falë këtij suksesi Lakers thellojnë diferencën në renditje me Denver.

Surprizë humbja e Milwaukee Bucks në Lindje, skuadra me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon me 46 fitore dhe 8 humbje. Skuadra e Bucks u mund 118-111 nga Indiana, me vendasit që e dominuan ndeshjen gjatë gjithë kohës.

Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 13 pikë , ku Warren me 35 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që mungesa e Giannis Antetokounmpo u ndje për miqtë, të cilët nuk kishin një lider në fushë.

Humbet edhe ekipi kampion i Toronto Raptors, që u mund 101-91 nga Brooklyn, me LaVert që ishte shënuesi më i mirë, autor i 20 pikëve. Pas kohës shtesë fiton edhe Orlando, 116-112 ndaj Detroit, sfidë ku u dallua Gordon me 25 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN