MENU
klinika

Bie këmbana e alarmit

Çmimet e gazit në kolaps, një rënie me 30%

09.02.2020 - 13:59

Çmimet e gazit të lëngshëm kanë rënë me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me rreth 15% që prej fillimit të këtij viti. Kina është importuesi më i madh i gazit natyror në botë, dhe situata aktuale me shpërthimin e epidemisë së koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë çmimeve të lëndës së parë.

Sipas ekspertëve të Standard and Poor’s Global PLATTS, situata në Kinë do të shërbejë si një katalizator për të çuar në një kolaps të çmimeve të gazit. Që përpara shpërthimit të epidemisë, tregu i gazit të lëngshëm ishte i dobët dhe në rënie të ndjeshme, ndërkohë që ajo që ndodhi më pas dhe situata aktuale thjesht i dhanë goditjen e madhe.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ekspertët e Standard and Poor`s Global Platts shprehen se kjo situatë po krijon kushtet që kolapsi të zgjasë për më gjatë. Sipas tyre, duhet një reagim i fortë nga OPEC. Ky reagim është i domosdoshëm pasi vetëm Kina mund të heqë nga tregu 1 milionë fuçi gazi në ditë, në tremujorin e parë të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Sfida e Katarit