MENU
klinika

Pritet opinion për çështjet e deleguara

Delegacioni i Komisionit të Venecias mbërrin sot në Tiranë

09.02.2020 - 09:49

Mbërrin sot në Tiranë Delegacioni i Komisionit të Venecias. Pritet që ata të japin opinionin e tyre për çështjet e deleguara.

Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore. Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi të hënën e 10 shkurtit në orën 9:15 në ambienet e Parlamentit.

Të martën më 11 shkurt delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00. Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në orën 15:15.