MENU
klinika

Pse ndryshoi mendje për Sirinë

Dje Erdogan paralajmëroi se do të niste lufta ndërsa sot…

20.02.2020 - 10:45

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se kanë rinisur me Rusinë në bisedimet për rajonin Idlib të Sirisë, por shtoi se diskutimet nuk ishin ende në nivelin e dëshiruar.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se forcat turke do të ndërmarrin një operacion “të menjëhershëm” në Siri, për t’i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar.

Turqia mbështet rebelët që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Iranit.

Duke folur për transmetuesin TRT Haber, Cavusoglu tha se Turqia dhe Rusia do të intensifikojnë bisedimet e tyre për situatën në Idlib në ditët në vijim, duke shtuar se Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin mund të diskutojnë gjithashtu për këtë çështje.

Organizatat humanitare kanë bërë thirrje për një armëpushim urgjent dhe një ndihmë ndërkombëtare, për gati një milion njerëz, që po ikin nga sulmi i forcave qeveritare në provincën veri-perëndimore të Idlibit. Në fillim të kësaj jave, Kombet e Bashkuara thanë se të shpërngulurit ishin kryesisht gra dhe fëmijë dhe paralajmëruan që foshnjat po vdisnin nga të ftohtit sepse kampet janë të mbipopulluara. Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare janë vrarë më shumë se 400 civilë që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.

Ndërkohë, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi dje se do të niste një operacion në rajonin e Sirisë, Idlib deri në fund të muajit nëse Damasku nuk arrin të tërhiqet larg nga pozicionet ushtarake turke.

“Një operacion në Idlib është i menjëhershëm,” u tha Erdogan ligjvënësve të partisë së tij në Parlament të mërkurën. “Ne po numërojmë, po bëjmë paralajmërimet tona përfundimtare”.

Rusia, aleati kryesor i qeverisë siriane në luftën gati nëntë-vjeçare, u përgjigj duke thënë se çdo ofendim turk kundër forcave siriane në Idlib do të ishte “skenari më i keq”.

Nëse po flasim për një operacion kundër autoriteteve legjitime të Republikës Siriane dhe forcave të armatosura të republikës Siriane, ky sigurisht që do të ishte skenari më i keq,” tha sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se Rusia dhe Turqia, ishin duke qëndruar në kontakt për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen më tej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse janë tensionuar marrëdhëniet?

“Muaji i mjaltit” i Putinit dhe Erdoganit mbaroi!