MENU
klinika

Ura e Grabovës

Drejt restaurimit monumenti i shekullit XVII

03.02.2020 - 12:51

    Shumë shpejt, Ura mesjetare e Gurit, në Grabovë, (Gramsh), ndërtuar në shekullin XVII, do t’i nënshtrohet restaurimit. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi së fundmi, projektin për urën me vlera historike. Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, parasheh ndërhyrje, duke ruajtur dhe restauruar elementet konstruktive dhe estetike të urës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë.

Ura mesjetare e Gurit, ndodhet në fshatin Grabovë e Sipërme, në rrethin e Gramshit. Ura ndodhet rreth 115 metra largësi, në juglindje të kishës së Grabovës. Monumenti është ndërtuar rreth shekullit XVII dhe cilësohet si një monument i tipit “me një qemer”. Për ndërtimin e urës, mësohet se janë përdorur gurë gëlqerorë.                                                                                                                                                                                                                      Grabova është një nga vendbanimet më të hershme në Shqipëri dhe daton në shekullin e X. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2 000 familje. Mes shekujve  XVII-XVIII, një e katërta e popullsisë e ka braktisur zonën brenda një dite.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit