MENU
klinika

"Në fund të vitit..."

Dy prioritetet e buxhetit 2020 për Malësinë e Madhe

02.02.2020 - 15:44

Me një investim prej 4 milion dollarësh, bashkia Malësi e Madhe synon ti japë brenda këtij viti zgjidhje problematikës me furnizimin me ujë duke arritur furnizim 24 orë për qytetin e Koplikut.

Mungesa e ujit të pijshëm është një problematikë e vjetër dhe shqetësuese për banorët e qytetit të Koplikut. Por në Bashkinë e Malësisë së Madhe thonë se situata do të ndryshojë brenda këtij viti falë një investimi me vlerë 4 milion dollarë.

Rikthimi i ujit të munguar në çezmat e shtëpive të Koplikut, do të thotë edhe dhënie fund të imazhit të shëmtuar që sheh në çdo tarracë pallati apo banese private, me depozita disa tonësh që rrezikojnë jetën e qytetareve.

“Në fund të vitit qyteti i Koplikut do të ketë ujë 24 orë”- tha Marinaj. Pak ditë më parë kjo bashki miratoi edhe buxhetin e 2020-es. Në të është parashikuar edhe ndërtimi i dy ujësjellësve për fshatrat Balshaj e Boge.

Ndërsa lidhur me rrugën e luginës së Rrjollit që lidh me Malësinë dhe Shkodrën zonat turistike Razëm, Bogë dhe Reç, Marinaj sqaron se e kanë dorëzuar tek Fondi i Zhvillimit dhe po insistojnë për ta marrë atë investim. Buxheti i këtij viti për bashkinë Malësi e Madhe kap vlerën e 886 milion lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN