MENU
klinika

Gati për të konkurruar Kinën?

Edhe SHBA kërkon teknologjinë 5G?

06.02.2020 - 12:18
SHBA po punojnë me disa kompani Amerikane dhe Evropiane për të zhvilluar arkitektura dhe infrastruktura 5G raportoi Wall Street Journal.
Kompanitë Amerikane përfshirë Dell, Microsoft dhe AT&T së bashku me Nokia dhe Ericsson, dy prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të telekomunikacionit pas Huawei raportohet se janë pjesë e përpjekjeve. Huawei ka pjesën më të madhe të tregut të 5G, por kompania u shpall kërcënim kombëtar nga administrata Trump. SHBA thotë se teknologjia e Huawei mund të përdoret nga rregjimit komunist në Kinë për të përgjuar vendet perendimore.
Planet për ndërtimin e një teknologjie 5G Amerikane janë në faza eksperimentale dhe përfshijnë zhvillimin e një standardi 5G softueri që është i përshtatshëm me çdo pajisje 5G.

Huawei tha se plani i SHBA do ta linte vendin ende 1-2 vite pas produktit të Huawei dhe tha se do të ishte më mirë për të të negocionte licencimin e teknologjisë 5G për të marrë maksimumin prej saj.