MENU
klinika

"Kjo histori ma dha shkëndijën..."

Ermal Mamaqi tregon si lindi ideja e ‘I love Tropoja’

01.02.2020 - 19:34

Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Marjana Kondi dhe disa prej aktorëve të kastit të filmit “I love Tropoja” ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina”, ku ndanë emocionet e para, pak ditë pas premierës së filmit.

Filmi i shumëpërfolur është duke u shfaqur në Pallatin e Kongreseve, 6 herë në ditë.

Gjatë bisedës në studio, Ermali rrëfeu se arsyeja pse zgjodhën Pallatin e Kongreseve për të shfaqur filmin ishte nga eksperienca e “Dy gisht mjaltë”, për të cilin njerëzve u desh të qëndronin shumë orë në radhë, për të marrë biletën dhe jo të gjithë ata që iknin nga radha, riktheheshin.

Po ashtu, Ermali ndau disa detaje nga filmi që nuk i dinim. Ai tregoi se ideja lindi nga një histori që dëgjoi për një zonë të Tropojës. Më pas shkoi e vizitoi Tropojën dhe ndërtoi skenarin.

“Kjo histori ka ardhur pasi kishte mbaruar filmi “Dy gisht mjaltë”, që kishte arritur një sukses maksimal në histori. Dhe ankthi, ajo ideja ‘po tani çfarë do bëjmë se publiku pret diçka më të mirë’, më mundonte. Në një nga ato ditët, unë dëgjoj një histori, të një zone shumë larg Tropojës, e cila më dha një shkëndijë. Kam shkuar atë natë. E mora atë që dëgjova dhe kam ndërtuar një histori komplet ndryshe.

Skenari flet për një djalë, i cili shkon në Tropojë, mbasi është i frikësuar se ka parë filmin ‘Taken’, që është ai Marko nga Tropoja që e marrin peng. Atje padashje hap një derë, që do i hapë shumë probleme.

Vlen të theksoj që filmi flet për zakonet dhe traditat, që tropjanët i kanë akoma dhe i ruajnë dhe bëjnë shumë mirë, se janë këto vlera që ne na bëjnë bashkë dhe të tjerët vlerësojnë te ne. Në film duket qartë se ajo që unë kam dashur të bëj, është që t’u kthej përgjigje këtyre filmave, që i tregojnë tropjanët si kriminelë ose si njerëz të këqinj, që merren me drogë ose gjëra të tjera. Unë tregoj në filmin tonë që tropojanët janë njerëz të besës, që e duan traditën, e respektojnë mikun, e respektojnë familjen dhe që janë njerëz shumë të dashur dhe deri diku dhe ‘funny’, le të themi të qeshur”, -është shprehur ai.

Sipas Ermalit, filmi është një marketing i madh për Tropojën, pasi nxit turizmin në atë zonë.

“Ky film bën një marketing shumë të madh për Tropojën, për Valbonën. Unë besoj se kushdo që do ta shikojë filmin, patjetër do shkojë ta shohë Valbonën, ta shikojë Tropojën. Do shohë se ato që janë thënë deri sot për Tropojën dhe tropojanët nuk kanë lidhje me frikën, ose me krimin. Përkundrazi kanë lidhje me ndershmërinë, me mikpritjen dhe me bukuritë natyrore”, -përfundon ai.

Për më shumë, vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse

Sa i kushtoi filmi “I Love Tropoja”?

Merr vendimin e rëndësishëm

Ermal Mamaqi shkëputet nga televizioni

Bëri bashkë emrat më të spikatur

Doktori i VIP-ave pjesë e filmit të Ermal Mamaqit


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV