MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Evropa duhet të kuptojë kush është Kina!

11.02.2020 - 17:03

As publiku evropian, dhe as liderët politikë dhe bizneset evropiane nuk e kuptojnë plotësisht kërcënimin e paraqitur nga Kina e Xi Jinping.

Megjithëse Xi është një diktator që po përdor teknologjinë e përparuar për të imponuar kontroll të plotë në shoqërinë kineze, evropianët e konsiderojnë Kinën kryesisht si një partner të rëndësishëm biznesi.

Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se që kur Xi u bë president dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës (CPC), ai ka krijuar një regjim, parimet udhëzuese të të cilit janë kategorikisht të kundërta me vlerat mbi të cilat u themelua Bashkimi Evropian.

Kryeministri Boris Johnson, dëshiron të distancojë Mbretërinë e Bashkuar nga BE, sa më shumë të jetë e mundur dhe të ndërtojë një ekonomi të tregut të lirë që është e pakushtëzuar nga rregulloret e BE-së. Ai nuk ka gjasa të ketë sukses, sepse BE-ja është e gatshme të ndërmarrë masa kundër rregullave që qeveria e Johnson duket se e ka në mendje.

Por ndërkohë, Britania po e shikon Kinën si një partner të mundshëm, me shpresën për të rivendosur partneritetin që ish-kancelari George Osborne, ishte duke ndërtuar midis viteve 2010 dhe 2016.

Administrata e Trumpit, ndoshta i ka menaxhuar lidhjet e saj me Kinën.

Ajo zhvilloi një politikë dypartiake, e cila e deklaroi Kinën si një rival strategjik dhe e vendosi gjigantin teknologjik Huawei dhe disa kompani të tjera kineze në të ashtuquajturën Lista e Entitetit, e cila ndalon kompanitë amerikane të tregtojnë me ta pa lejen e qeverisë.

Vetëm një person mund ta shkelë këtë rregull me pandëshkueshmëri: vetë Trump.

Fatkeqësisht, ai duket se po e bën këtë vetëm duke e vendosur Huawei në tryezën e bisedimeve me Xi.

Që nga maji i vitit 2019, kur Shtetet e Bashkuara, e vendosën atë në Listën e Enteve, Departamenti i Tregtisë i ka dhënë Huawei disa përjashtime tre-mujore, në mënyrë që të parandalojë vështirësitë e padrejta për furnitorët e komponentëve amerikanë të kompanisë.

Pasi Xi erdhi në pushtet, Huawei humbi çdo autonomi. Si çdo kompani tjetër kineze, ajo duhet të ndjekë urdhërat e CPC.

Kina paraqet një kërcënim për vlerat mbi të cilat u themelua BE. Me sa duket, kjo nuk është e qartë për udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së, as për udhëheqësit e industrisë, veçanërisht në Gjermani.

BE përballet me një sfidë të jashtëzakonshme: shumica e heshtur pro-evropiane ka folur, duke thënë se shqetësimi kryesor i tyre është ndryshimi i klimës, por vendet anëtare janë duke luftuar me njëri-tjetrin mbi buxhetin dhe janë më të përqendruar tek Xi sesa me ruajtjen e marrëdhënies transatlantike .

Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me krerët e shteteve dhe qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së në samitin BE-Kinë në Leipcig në shtator.

Evropianët duhet të kuptojnë se ata do t’i japin atij një fitore politike shumë të nevojshme, përveçse, nëse ai mban përgjegjësi për dështimin e tij për të ruajtur të drejtat e njeriut, veçanërisht në Tibet, Xinjiang dhe Hong-Kong.

Vetëm udhëheqja politike kineze mund të vendosë të ardhmen e Xi. BE nuk duhet t’ia lehtësojë punën.

George Soros është Kryetar i Menaxhimit të Fondit Soros dhe Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. Një pionier i industrisë së fondeve mbrojtëse, ai është autori i shumë librave. Libri i tij më i fundit është Në Mbrojtje të Shoqërisë së Hapur (Çështjet Publike, 2019).

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!