Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i SHBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se SHBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje

Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Grenell Tw

Por Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur.

Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.