MENU
klinika

Nisma e madhe

“Fal gjakun në emër të atdheut”

02.02.2020 - 13:36

    Profesor Anton Çeta i priu popullit të Kosovës, në aksionin atdhetar e humanitar të faljes së gjakut. Kjo nismë vullnetmirë dhe paqedashëse u ndërmor nga atdhetari i shquar, më 2 shkurt 1990. Dukuria mori menjëherë përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit e deri më sot.

Ky vit konsiderohet edhe si më i organizuari dhe frytdhënësi për kombin shqiptar. Viti 1990 hyri në histori, si viti i bashkimit dhe pajtimit të mbarë popullit shqiptar, brenda trojeve etnike dhe në mërgim.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare, si përgjigje Millosheviçit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë- Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun.

Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çetës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë. Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si nuk e takoi kurrë Çabejn

Lankshi rrëfen Camajn e panjohur


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit