MENU
klinika

Dita e tretë

Fier/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistëve

15.02.2020 - 10:55

Sot punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçëm, kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë. 16 punëtorët kërkojnë që të marrin pagat që sipas tyre ka prej 27 muajsh që nuk i marrin. Gjendja shëndetësore e grevistëve ka filluar të rëndohet për shkak të mungesës së ushqimit.

Grevistët shprehen se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Ndërkohë ditën e djeshme ata kanë thënë se nuk do të ndalen deri në marrjen e rrogave të plota. Për të parë gjendjen e tyre shëndetësore kanë ardhur mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit.

Doktor Shefqet Zylali: Gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet dhe ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar. Greva e urisë ishte e paralajmëruar edhe më herët.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier