MENU
klinika

Cakaj parashtron dy çështje kryesore

“Fokusi në çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe liberalizimin e vizave…”

27.02.2020 - 14:46

Ministri në Detyrë për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Pragë.

Në takim edhe njëherë u përsërit mbështetja e vendeve të Vishegradit për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe u konfirmua mbështetja për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Cakaj theksoi se në mbledhje parashtroi dy çështje kryesore lidhur me rajonin. Së pari, Cakaj u ndal në rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria, ashtu siç e ka konfirmuar deri më tani edhe Komisioni Evropian, ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Miratimi i metodologjisë së re ka krijuar një momentum të ri politik brenda Bashkimit Evropian, i cili duhet shfrytëzuar gjithsesi”- u shpreh Cakaj.

Së dyti, Cakaj theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë. Kështu që çdo vonesë sipas tij, do të ishte e padrejtë.

“Po ashtu, nënvizova se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!