MENU
klinika

"Koha që bizneset shqiptare të bashkohen"

Forumi Ekonomik/ Plani për të tërhequr investitorët

03.02.2020 - 13:18

Në Tiranë u mbajt forumi ekonomik i cili synon të bëjë Shqipërinë më tërheqëse në sytë e investitorëve. Një nga sesionet e Forumit Ekonomik të Tiranës, i cili zhvilloi edicionin e tij të dytë, iu kushtua përmirësimit të konkurrueshmerisë së produkteve dhe shërbimeve shqiptare, për një ekonomi të udhëhequr nga eksportet, citon euronews.

Ndërveprimi (konektiviteti) i zvogëluar i rajonit, institucionet me performancë të ulët, ofrimi i dobët i shërbimeve publike dhe mungesa e qasjes në tregjet globale po ndikojnë fort konkurrencën e Shqipërisë. Drejtori i “Deloitte” për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Maksim Caslli, i ftuar në studion e emisionit “Good Morning Albanians” është shprehur se tkurrja e eksporteve nuk është gjë e mirë për ekonominë e vendit.

Sipas tij, zhvillimi i ekonomisë duhet të bëhet përmes koordinimit dhe planeve afatgjata. Ai tha se është koha që bizneset shqiptare të bashkohen dhe ta bëjnë ekonominë shqiptare sa më konkurruese.

“Ne duhet të shikojmë se çfarë ne do të eksportojmë ose si ne do të konkurrojmë në këtë ekonomi globale, sepse sot ekonomia është globale. Ne nuk e kemi këtë vizion, sepse deri tani ne mendojmë se jemi zhvilluar më shumë nga inciativa e individëve dhe jo iniciativave të koordinuara, dhe këtu është roli i shtetit. Bizneset shqiptare duhet të bashkohen së bashku se si të bashkohen sesa të mundohen që të gjejnë rrugën secili vet siç ka ndodhur në këto 30 vite.

Ne nuk mund të konkurrojmë çdo industri , por mund të konkurrojmë me një, dy ose tre dhe ne duhet të jemi sa më të sinkronizuar si me sektorin publik ashtu edhe me atë privat. Në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme duhet te caktohen prioritete dhe kur thua ato prioritete, ato duhet të mbështeten me para, me buxhet, me koncepte”– tha z.Maksim Caslli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndikimi ka në botë?

Forumi Ekonomik Botëror feston 50 vjetorin