MENU
klinika

Zbulohen detajet

Genta Ismajli drejt martesës me partnerin turk!

09.02.2020 - 10:55

Genta Ismajli do të martohet shumë shpejt me partnerin e saj turk Usta.

Këngëtarja ka folur për detajet e lidhjes së saj, në një intervistë ekskluzive me “Prive” nga Turqia. Ajo ka treguar gjithçka nga njohja dhe deri te krijimi i familjes që për këngëtaren është shumë e rëndësishme:

“Jemi takuar rastësisht në një restorant edhe e kemi parë njëri-tjetrin, më duket se ka qenë dashuri me shikim të parë”.

Më tej Genta u shpreh se ka gjetur personin e duhur që e mbështet dhe e ndihmon me punën e saj me muzikën, e cila është tepër e rëndësishme për të. Tiparet e Ustës që e bënë për vete Gentën janë ato të cilat këngëtarja i përmend si më poshtë:

“E para ka një zemër shumë të madhe, është i sinqertë edhe dashurinë e shpreh ndaj meje personalisht por edhe publikisht më bën të ndihem shumë mirë, më jep një energji edhe emocion të cilin nuk e kam përjetuar më përpara”.

Këngëtarja u shpreh se ka menduar edhe të zgjerojë familjen: “Të bëhem nënë është një dëshirë e madhe për mua”.Genta tregoi edhe unazën që i dhuroi partneri i saj!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dueti më i mirë i vitit"

Genta Ismaili rrëmben çmimin në Turqi