MENU
klinika

Kur do të zhvillohet seanca e parë?

Gjykata e Posaçme hap dosjen “Tahiri”

24.02.2020 - 14:03

Gjykata e Posaçme e Apelit do të zhvillojë më 12 mars, në orën 09:30, seancën e parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-ministri Tahiri kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin e tij për “trafik narkotikësh” dhe “grup i strukturuar”.

Në shkallën e Parë, ish-ministri u dënua për “shpërdorim detyre”, por e ankimoi këtë vendim, duke kërkuar pafajësi. Kështu, Gjykata e Posaçme e Apelit nis shqyrtimin e dosjes së Tahirit më 12 mars, ndërsa kolegji penal përbëhet nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove. Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi, duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.