MENU
klinika

Gramsh/ Përfitojnë19 miijë banorë

Balla inspekton rikonstruksionin e rrjetit të ujit të pijshëm

01.02.2020 - 13:34

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sëbashku me deputetin Anastas Angjeli dhe Kryetari i Bashkisë Klodian Taçe inspektuan ecurinë e punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të ujit të pijshëm në Gramsh në të cilin nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh.

Duke këmbëngulur në korrektësinë e afateve dhe cilësinë e punimeve, Balla në fjalën e tij theksoi se rritja e numrit të banorëve të qytetit, e bënte domosdoshmëri shtimin e kapacitetit të ujësjellësit.

“Në 18 Shkurt Gramshi feston 60 vjetorin e krijimit dhe gjithë këto vite kishin bërë të domosdoshëm një rikonstruksion të plotë të rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm duke marrë në konsideratë edhe faktin që rrjeti i vjetër ishte parashikuar për një qytet shumë të vogël.

Por investimet në Gramsh janë të përqëndruara në disa zona, kryesisht ato periferike.
Me kërkesë të banorëve në lagjen Koçaj, në periferi t Gramshit, ka përfunduar asfaltimi i rrugës. Më parë në këtë zonë ishte e pamundur të hyje sidomos gjatë motit të keq. Tashmë lagja Koçaj bëhet pjesë e qytetit dhe e denjë për të qenë e tillë. Gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës janë sistemuar edhe rrjeti i kanalizimeve dhe ndriçimit”– deklaroi Balla.

Duke marrë parasysh edhe planin e ri urbanistik, Balla tha se zgjerimi i qytetit të Gramshit do të vijojë përgjatë kësaj zone. Nga investimi i qeverisë shqiptare për rikonstruksionin e rrjetit të ujit të pijshëm, rreth 19 mijë banorë të qytetit të Gramshit, shumë shpejt do të kenë në rubinetat e tyre, jo vetëm 24 orë ujë, por mbi të gjitha cilësor.