MENU
klinika

Beteja e Termopileve

Greqia emeton monedhën e spartanëve

04.02.2020 - 11:18

Greqia do të emetojë një monedhë me vlerë dy euro, në përkujtim të 2 500-vjetorit të Betejës legjendare të Termopileve, në vitin 480 para Krishtit, ku spartanët e mbretit Leonidas, luftuan heroikisht kundër ushtrisë së pamatë perse të Kserksit I. Beteja u zhvillua për tri ditë, në grykat e Termopileve. Ana kombëtare e monedhës greke prej dy eurosh, do të ketë përkrenaren e luftëtarëve spartanë, së bashku me mbishkrimin në greqisht “2 500 vjet që nga Beteja e Termopileve”.

***

Ngushtica e Termopileve u mbajt për 3 ditë nga vetëm 300 spartanë kundër një ushtrie të madhe persiane. 299 prej tyre u zhdukën. Edhe pse ishin 300 spartanë prezentë në mbrojtje të Termopileve, ishin të paktën 4000 aleatë të përfshirë në dy ditët e para të luftës dhe 1500 trupa të tjerë të përfshirë në qëndresën e fundit. Përsëri një numër shumë i vogël në krahasim me forcat përballë tyre.
Pasi ngriti një ushtri tepër të madhe ndoshta të përbërë nga 100 mijë luftëtarë Mbreti Persisë, Kserksi, pushtoi Greqinë në vitin 480 para erës sonë, në përpjekje për t’ia shtuar këtë shtet perandorisë së tij që në atë kohë shtrihej në tre kontinente. Grekët iu përgjigjën me aleancën e tyre, duke u treguar persëve për fortifikimin e ngushticës së Termopileve, që ishte vetëm 40 milje larg. Këtu forcat e vogla greke mund të bllokonin ushtrinë dhe flotën e persianëve dhe në njëjtën kohë shpresonin të mbronin dhe vetë Greqinë.

Spartanët, një popull brutal me kulturën më ushtarake në histori (një spartan mund të arrinte burrërinë vetëm nëse vriste një skllav), pranuan të mbronin Termopilet. Megjithatë kjo marrëveshje u arrit në gjysmën e parë të vitit 480. Muajt kalonin dhe persianët vazhdonin avancimin e tyre, por pa nxitim. Gjatë kësaj kohe Kserksi kishte arritur malin Olimp në muajin gusht.

Kjo ishte një periudhë e keqe për spartanët. Ata kishin për detyrë të mbanin Olimpiadën dhe festivalin e Karneas. Sikur ata të mos zhvillonin njërin nga këto dy evenimente ishte njësoj sikur të kishin ofenduar Zotat, diçka për të cilën spartanët kujdeseshin shumë. Një kompromis ishte i nevojshëm për të rënë dakord për dërgimin e ushtrisë në luftë ose të vazhdonin traditën e Zotave. Por në fund, Leonidha së bashku me 300 luftëtarët e tij më të mirë u nisën.

Por, 300 spartanët nuk do të ishin të vetmit që do mbronin Ngushticën e Termopileve. Në mungesë të numrit të shumtë të ushtrisë së tyre, trupa nga shtetet e tjera do t’i bashkoheshin spartanëve. 700 trupa erdhën nga Tespia, 400 nga Teba. Ishin afro 4 300 burra, që zunë kalimin e Termopileve.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit