MENU
klinika

'Je shembull frymëzimi, kur u nise drejt Italisë'

Humbi 6 familjarë nga tërmeti, Rama viziton Albert Carën

27.02.2020 - 21:35

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Albert Carën në banesën e tij të re në Kamëz, personi i cili humbi në Thumanë gjatë tërmetit të 26 nëntorit të 2019 6 familjarë, gruan, dy djemtë, vajzën, të fejuarën e njërit prej djemve, nusen e xhaxhait dhe mbesën e saj si dhe ia doli pas shumë sakrificave të mbijetojë.

Rama u shfaq i habitur në fillim pasi tha se nuk e njohu fare me atë çfarë kishte parë më 29 nëntor, dita kur Albert Cara u transportua drejt Italisë për t’u operuar pasi kishte marrë dhimbje të shumta. Ai shprehet se Cara kishte pak pak shanse për të mbijetuar dhe kujton se atë ditë Albert Cara e kishte pyetur Ramën kush tjetër? Rama kishte pyetur doktorin dhe doktori më pas i kishte thënë që Albert Cara kishte humbur 6 të afërm. Albert Cara duke mos kursyer falenderimet ka thënë se ka rilindur tashmë, dhe thotë se duke punuar do e kalojë dhimbjen e madhe që i solli tërmeti i 26 nëntorit që i mori plot 6 familajrë. Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë ka thënë se ky rast është një shembull, një burim frymëzimi dhe energjie pasi ata që e shohin Albert Carën duhet të nxjerrin mësime që mos e tundojnë kot perëndinë.

Edi Rama: Isha jashtë dhe s’mund të të prisja në aeroport. S’pata mundësi dhe pashë. Me të pa kështu nuk do të të kisha njohur. Unë e pashë në atë të Facebook ku është Alberti thashë se nuk mu duk si i njëjti person. Ishte komplet i transformuar, nuk e di nga goditjet. Nuk njihej fare.
Djali i xhaxhait të Albert Carës: Njerëzit kanë gëzime, ka dhe hidhërime. Berti po na frymëzon

Albert Cara: Akoma kam nevojë për fizioterapi, tek rezistenca e gjurit. Kalova shumë, shumë, dhimbja fizike ishte diçka tjetër.

Edi Rama: Faktikisht, shpresa për mos thënë zero ishin të pakta. Në fillim ata thanë që është një shpresë shumë e vogël. Thanë çojeni në një vend super të specializuar se ndryshe nuk kapërxehen.

Albert Cara: Unë i kam ndjekur ngjarjet e mia dhe i pashë fëmijët e mi kur më fluturuan. Më pas pashë veten në aeroplan, isha në kllapi dhe e humba për 24 orë. Kanë bërë shkencë atë ditë, i kisha këmbët të futura, është puna e zotit dhe tuaj, pasi na thanë që nuk mund ta përballoja as fluturimin. Dhimbja fizike është diçka tjetër, por familjarët ma hoqën.

Edi Rama: Unë e kisha gjithë kohës që çfarë do të ndodhi kur ta marrë vesh se çka lënë mbrapa. E gjitha ishte mos kishte televizion apo telefon. Ndjeje gjë?

E ndjeja se pashë rrënojat. Kur mu ftohën këmbët thashë të paktën do jetoj me karrocë. Prekja dorën e djalit e ngrohtë, më pas më doli e ftohtë. Kisha frikë t’i përgjigjesha djalit pasi nuk e ndihmoja dot.

Albert Cara: E ndjeja që kishte ndodhur diçka por të paktën shpresoja. Më thanë që gruaja mund të shpëtonte, në Maqedoni apo ndonjë vend tjetër por nuk ndodhi. I thashë si i kishit rreshtuar në varrë. Por prapë shpresa, thashë o zot më lerë mendjen, o zot më lerë mendjen. Siç jemi ne këtu, edhe zoti është me ne.

Edi Rama: E mban mend çfarë më the kur ishe në barrelë? Kishe dhe maskën, ta hoqa unë dhe më the e kam dorën e ftohtë kush tjetër? Unë i kthehem doktorit dhe më tha ta them më vonë, doktori më tha që kanë ikur të gjithë.

Albert Cara: Të gjitha ja u bëj hallall, të gjitha. Ju ma hoqët gjithçka, morët një pjesë nga dhimbja ime dhe ma hoqët. Më trajtuan shumë mirë. Kanë bërë shërbim shumë të madh.

Edi Rama: Ishte shumë e rëndë ajo. Ajo ishte me gjithë ato…Ti rrofsh që na erdhe kështu, na i lehtëson njëçikë atë ndjenjën e pafuqisë që bëmë sa mundëm por mund të bënim edhe më shumë

Albert Cara: Ne kemi dhe diçka tjetër z. kryeministër, vëllezërit jemi shumë të afërt, dhe kemi inat. Përpiqesha shumë aty dhe më thoshin ti po punon fort, dhe unë i thoja po do të dal të punoj unë, kam inat, nuk do të rri këtu. Qëndrova i fort se të ikën fiqiri. Dhimbja të forcon, të merr shpirtin por të bën burrë të forcon. Mendoja për familjarët, për djalin më dhimbsej për të jepja jetën, gjakun, për gruan, gruan e kisha si shok, jo grua por shok. E kam lodhur gjatë jetës. Kisha respekt për fëmijët e mi dhe fëmijët më respektonin. Më pyetën në Itali çfarë do të bësh në Shqipëri kur të kthehesh, do të punoj i thashë, nuk rri dot, nuk do të mykem. Nuk rri dot. Brenda mundësive fizike do të bëj një punë. Vetëm me punë mund të shëroj dhimbjen.

Edi Rama: S’ke çfarë bën. Ne do të bëjmë maksimumin kemi bërë disa gjëra. Të kemi lidhur një pension të veçantë. Ti ta kesh jetën sa më të gjatë, edhe njerëzit e tu. Ata nuk kthehen më. Babai im thoshte diçka, kur shkonim në ngushëllimet nga jugu se ata janë ca të të them unë, se fillojnë ato vajet që të shkatërrojnë, dhe babai im i thoshte kur të vdes mos më shqetëso ti duke qenë i mërzitur se aty ku do shkoj unë dua që ti të jesh mirë. Tani këto janë mënyrë për të përballuar por në këtë kuptim ata që shohin lart janë të qetë që të shohin kështu se po të të shihnin të shkatërruar. Ne kemi bërë atë që mundëm. Do të kishim dashur të bënim më shumë se ç’duhet, dhe do të bëjmë ç’të mundemi për këta që kanë mbetur rrugëve dhe shtëpive, durimi nuk gjendet shpesh në bashkëjetesën shqiptare por sot pa e ditur se jam bërë dhe ekspert popullor i këtyre situatave dhe po shihja në Romë se kishin shkarkuar atë po themi koordinatorin fuqiplotë për administrimin e pasojave të tërmetit, dmth për tërmet para 5 vitesh që nuk ishin hequr të gjitha mbetjet nga ai tërmet. Duam t’i bëjmë disa gjëra më mirë se çfarë ishim.
Mbase dhe ata që të kanë parë nxjerrin ndonjë mësim që mos ta tundojnë zotin me ankesa kot, me mërzira kot se kështu thotë një rresht në librin e shenjtë ”Mos e tundo perëndinë”, pra mos e tundi duke kërkuar si qen gjithë kohës, shih dhe përpiqu por thuaji edhe faleminderit. Se shumë gjëra i kemi se i kemi aty, njerëzit aty, të gjitha aty po pse e ka ai mos e kem unë, është pak më ndryshe situata. Jeta kështu është, fiton, humbet, rrëzohesh, vrapon, bie, pengohesh, e rëndësishmja është mos dorëzohesh. Mos më thuaj faleminderit, s’të kam bërë ndonjë nder, të ka ndihmuar vetja dhe zoti.

Në këtë rast fati im ka qenë që në këtë periudhë ka qenë Ogerta se është e përkushtuar dhe kokëfortë. Kur i pyeta ata kur u nis avioni, ata ngritën duart dhe thanë, se ata kur janë pashpresë nuk i marrin. Ka disa raste që ne i çojmë, por ata thonë ne nuk i marrim se nuk bëhet. Ka raste që thonë po e dinë, me këtë situatë thonë kemi disa raste si puna e kësaj koronavirusit. Ju falenderoj se ishte një kënaqësi, je burim frymëzimi dhe energjie. Ishalla nuk të duhemi më asnjëherë sepse jemi në dispozicion. Unë jam zot mali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!