MENU
klinika

Studiuesit thonë se...

Ç’ tregojnë zhvendosjet e pazakonta të gazit në Rrugën e Qumështit?

18.02.2020 - 19:36

Lëvizje të pazakonta të reve të gazit në qendër të galaktikës tonë Rruga e Qumështit, mund të jenë prova më konkrete e krijimit të një vrime të zezë, ekzistenca e së cilës ende nuk është provuar plotësisht nga studiuesit.

Vrimat e zeza janë shpjeguar që prej Teorisë së relativitetit si pika me përshpejtim aq të fortë gravitacional sa që mund të deformojnë shtresën kohë-hapësirë të universit.

Njerëzit tashmë i njohin që ekzistojnë tipe të vogla e të mëdha vrimash të zeza, por kësaj here kemi të bëjmë me një tip të mesëm të pandeshur më parë.

Studiuesit i ndajnë vrimat e zeza në madhësi nga 1-100 masa diellore që janë të vogla, të mesme nga 100 deri në 100,000 masa diellore dhe ato në 100,000 masa diellore që konsiderohen supermasive.

Shkencëtarët arritën në konkluzionin se lëvizjet e reja ishin një rezultat i reve të gazit që orbitojnë një objekt 10,000 herë më të madh sa dielli, megjithse ende nuk e shihnin këtë objekt. prandaj ata besojnë se kemi të bëjmë me një vrimë të zezë “e cila nuk emeton nivele të detektueshme radiacioni, pasi për momentin nuk është duke thithur masa yjore”.

Studiuesit thonë se ky është objekti i tillë i pestë i pikasur në Rrugën e Qumështit, kështu që vrimat e zeza të masës së mesme mund të jenë me shumicë në galaktikën tonë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”