MENU
klinika

Frikë nga koronavirusi?!

Ja si ta përgatisni në shtëpi xhelin dezinfektues

27.02.2020 - 16:10

Në këto kohë është shumë e vështirë të gjendet një dezinfektues duarsh,por edhe nëse gjendet shitet më një çmim më të lartë.

Sipas “News1”, Kjo ka ardhur nga frika për koronavirusin, i cili është shumë pranë nesh, ku së fundmi janë konfirmuar dy raste në Maqedoni dhe Greqi. Higjiena personale është gjëja bazike për shëndetin tonë. Në pamundësi për të gjetur dezinfektuesin e duarve, ju mund ta krijoni atë edhe vetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë publike një recetë shumë të thjeshtë se si ta krijoni xhelin dizefektues të duarve në shtëpi. Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, por mund të përdorni dhe shiringa dhe produktet e mëposhtme:

kolana e librave

Alkool për likerin, e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet , 3% peroksid hidrogjeni, ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi, Glicerina, nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti. Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool. Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni.Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin.

Në këtë pikë përzijeni mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri. Msën e xhelit të krijur mund ta fusni në shishe më të vogla dhe ta përdorni herë pas here.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme