MENU
klinika

Arsyeja

Jep dorëheqjen zëvendësministri i ekonomisë, Elton Haxhi

13.02.2020 - 15:31

Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Haxhi ka deklaruar se është larguar nga posti për shkak se i ka mbaruar mandati. Ndërkohë i pyetur rreth ai është shprehur se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me këtë çështje. Në mungesë të Denajt, Haxhi firmosi zgjatjen e licencës së ‘Duty Free’.

Elton Haxhi ka firmosur, rinovimin e licencës së “Duty Free” më 16 gusht të vitit që lamë pas. Por më pas Ministria e Financave, pasi është informuar se dokumentacioni i ADFD-së nuk ishte i saktë, me kërkesë të TIA, i ka anuluar licencën më datë 30 shtator.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kanë pohuar para gjykatës se kishin vepruar në mirëbesim, pra nuk se nuk e dinin se kompania e gruas së Gjin Gjonit, po fshihte rrethana që diktonin refuzimin e autorizimit. “Paditësi nuk ka informuar sipas ligjit doganat dhe ministrin për mbarimin e kontratës me TIA”, thanë përfaqësuesit e ministrisë. Sipas ligjit, pa pasur një kontratë, nuk mund të kesh një licencë për aktivitetin në fushën e “Dytu Free”.

Haxhi është zv.ministri i dytë që jep dorëheqjen nga ky post, pasi më herët një vendim i tillë u mor edhe  nga Erjon Luçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas akuzave nga opozita

Dorëhiqet nga posti Valdrin Pjetri

I ndërpritet edhe vettingu

Dorëhiqet drejtori i Policisë Shkencore