MENU
klinika

Sërish jo në muzikë

Jonida Maliqi prezanton projektin e ri

20.02.2020 - 13:03

Përveçse një këngëtare me një karrierë të gjatë, Jonida Maliqi është dhe ikona e parë e modës në vendin tonë. Aty ku bëhet fjalë për të bukurën dhe për modën padyshim që do të gjeni Jonida Maliqin.

Së fundmi, në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Jonida ka prezantuar projektin e radhës, një projekt të cilin ka kohë që e bluan dhe më në fund do e sjellë për t’i suprizuar të gjithë. Si asnjëherë më parë, ajo do të ngjisë në sfilatë markat dhe stilistët më të njohur në Shqipëri.

Ky event në bashkëpunim me panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri, “Beauty Fair Albania”, do të vijë nën emërtimin “Tirana Fashion Days”.

Duke e njohur Jonidën dhe shijen e saj të pagabueshme jemi të bindur që do të jetë një event fantastik. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim se si kjo pasarelë do të kthehet në një magji të së bukurës.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure