Gentian Zenelaj dhe Julian Deda i kanë dhënë fund debatit të tyre. Për një kohë të gjatë ata nuk folën me njëri-tjetrin dhe shkak u bënë ndryshimet e televizioneve dhe konfliktet për grupin SHBLSH.
Megjithatë tani çdo gjë është sqaruar dhe Julian Deda për herë të parë ka treguar se përse u pajtuan. Nga studio e “Në kurthin e Piter Pan” aktori përveçse zbuloi arsyen dha edhe një mesazh të veçantë për të gjithë.
Juli tha se me miqtë e vjetër nuk ia vlen të kesh armiqësi dhe duhet të gjesh gjithmonë një mënyrë pajtimi.
“Hera e parë që më pyesi përse u pajtuam. E bëmë për shkak të miqësisë së vjetër dhe dashamirësisë për njëri-tjetrin. Ky është një shembull që duhet të ndjekin të gjithë sepse të mos flasësh me mikun e ngushtë është humbje kohe”, tha Juli.
Kujtojmë se dy aktorët u bënë pjesë e filmit të Ermal Mamaqit dhe aty u tregua se gjithçka ishte rregulluar.