“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, e kam fëmijën me bajame të infektuara. Çfarë të bëj? Më jepni një këshillë.
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Përshëndetje, Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Bajamet janë pjesë thelbësore e sistemit imunitar ku funksioni kryesor i tyre është filtrimi nga bakteret dhe çdo organizëm tjetër që mund të shkaktojë infeksione. Bakteret që shkaktojnë bajamet virale dhe bakteriale janë ngjitëse. Prandaj, parandalimi më i mirë është të praktikoni higjienën e mirë: Lani duart tërësisht dhe shpesh, sidomos pas përdorimit të tualetit dhe pas ngrënies. Shmangni ndarjen e ushqimit, gota për pije, shishe me ujë ose enë kuzhine.Zëvendësoni furçën e dhëmbëve pas diagnostikimit me tonsilit. Mbajeni fëmijën tuaj në shtëpi kur ai është i sëmurë. Për më tepër ju këshilloj të bëni një vizitë më specifike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.