MENU
klinika

Përgjigjet mjeku urolog

Kam urinim të shpeshtë dhe në sasi të pakët. A është serioze?

05.02.2020 - 12:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam 36 vjeçe, herë pas here më ndodh që të më përsëritet ndjesia e urinimit të shpeshtë. Përveç ndonjë këshille se çfarë duhet të bëj dua të kuptoj fillimisht a është  diçka serioze? Faleminderit!

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Urinimi i shpeshtë dhe në sasi të pakët është një nga shenjat. Nëse trajtohet me kujdes dhe si duhet, infeksioni urinar rrallëherë shpie në komplikacione, po nëse lihet i patrajtuar, mund të bëhet serioz . Infeksionet urinare të patrajtuara mund të çojnë në infeksion të veshkës (pielonefrit) akut apo kronik, i cili dëmton në mënyrë të vazhdueshme veshkën. Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë. Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar. Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz. Të mos pijë alkool. Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti etj. Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.