MENU
klinika

Super Bowl

Kansas City Chiefs, kampion pas 50 vitesh

03.02.2020 - 11:55

Edhe njëherë tjetër finalja e Super Bowl ka përmbushur pritshmëritë e të gjithë tifozëve. Nën një spektakël të jashtëzakonshëm në “Hard Rock Stadium” të Miamit, Kansas City Chiefs mposht 31-20 San Francisco 49ers.

Kurorëzimi kampion i Kansas City Chiefs vjen plot 50 vite nga hera e fundit që kjo skuadër e kishte fituar këtë trofe, ndërsa San Francisco 49ers, ndonëse u tregua solide në mbrojtje, nuk ia doli të bëjë befasinë.

Spektakli në stadium nisi me një performancë të jashtëzakonshme të Shakirës dhe Jennifer Lopez, të cilat ishin edhe të ftuarat speciale të mbrëmjes, ndërsa më pas vëmendja kaloi në fushë.

Fillimisht ishte San Francisco që mbrohej mirë dhe mori avantazhin 20-10, por reagimi i Kansan City Chief ishte për t’u duartrokitur, pasi arriti të përmbysë gjithçka dhe të shpallet kampion, e udhëhequr nga një formë e jashtëzakonshme e Patrick Mahomes, që u shpall edhe “Most Valuatet Player” (MVP).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lopez e Shakira ndezin finalen

Dy yjet e muzikës në finalen Super Bowl


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën