1.Kanuni i Leke Dukagjinit, per kohen ne te cilen po jetojme eshte jo vetem absurd, por, edhe nje pengese serioze qe ndikon dosido ne emancipimin tone social e politik, si shoqeri dhe si komb. Sot ne shek. XXI, ne kohen e revolucionit teknologjik, thirrja apo sjellja jone sociale konforme kesaj norme morale eshte anakronizem i llojit te vete!
2. Dakord, ky Kanun, ne kohen e mesjetes ka kry “obligimin” e vete social dhe socioekonomik, edhe shkaku i mungeses se normave juridiko-politike, permes te cilave shqiptaret e kanalizonin dhe organizonin jeten e tyre sociale e socioekonomike. Mjerisht, ne shume vise shqiptare,ende ky “ligj moral”, eshte duke qene “prezente” me formen dhe permbajtjen e tij drakonike.
3. Kjo sidomos, sa kam vrejtur eshte me shume prezent ne Shqiperi, ku ende mbahen me qindra familje, mjerisht te ngujuara ne burgjet shtepiake. Ne Kosove, fatluminisht eshte me pak prezent, edhe shkaku, se Pajtimi kombetar qe u arrit si konsenzus mbinacional, para luftes, pra, ne vitet 90-ta, kur ne si shqiptar kercnoheshim seriozisht nga ish regjimi serb, arrijtem nje lloj paqeje kombetareQe ne nje menyre, apo tjetren na “shkeputi” nga injoranca dhe “mirembajtja” e ketij Kanuni. Ne Shqiperi nuk ka ndodhe procesi i njejt i largimit apo margjinalizimit te kesaj norme, edhe sot e kesaj dite. Dhe per pasoja, atje ende kemi shume familje te mbylluara dhe te ngujuara: ekonomikisht, dhe socioekonomikisht, e qe i vuajne ende pasojat e ketij “ligji” anakronik?!