MENU
klinika

"Kur e kam shkruar këtë këngë..."

Këngëtari i njohur i shpreh hapur pëlqimin balerinës shqiptare

27.02.2020 - 09:14

Këngëtari i njohur, Lorenc Hasrama ishte një ndër të ftuarit e kësaj të mërkurë në emisionin “Soiree”. Ai foli për temën që ngjalli shumë debat në studio: “Më mirë single apo i martuar” dhe gjatë bisedës shprehu hapur pëlqimin për balerinën shqiptare Isida Mollaymeri.

Teksa Lorenci këndoi këngën në bashkëpunim me Olsi Bykykun “Si të flas”, performancës së tij ju bashkua edhe Isida, e cila me praninë e saj i dha edhe më shumë lezet këngës. Menjëherë pas përfundimit të performancës, Lorenci ka treguar se ka qarë shumë kur e ka shkruar këtë këngë, por ndër të tjera i ka dedikuar edhe disa fjalë të bukura balerinës së njohur Isida Mollaymerit.

“Kur e kam shkruar këtë këngë kam qarë çdo fjalë që kemi shkruar dhe po ta dija që ti ekzistoje, më fal por unë nuk jam aq i përhapur nëpër botën e showbizit, ti do ishe më kryesore se ne aty në skenë kur e kemi kënduar”, është shprehur Lorenci. “Ta kesh parasysh për projektet e radhës”, shtoi Roza Lati, ndërkohë që Flavio Qarri theksoi “ose për projektin e jetës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri që mbetet në historinë e këngës

“Vetëm 5 minuta”, siç kërkonte edhe Agron Berisha

Kush do ta zëvendësoj?

Adam Levigne braktis “The Voice”