MENU
klinika

Konfirmon shtatzëninë me një foto

Këngëtarja shqiptare nënë për herë të parë

15.02.2020 - 17:29

Në media prej kohësh po qarkullonte një lajm në lidhje me një shtatzëni të mundshme të këngëtares së njohur Yllka Kuqi.

Por, vetëm ditën e djeshme ajo ka zgjedhur që të ndajë me të gjithë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Ajo ka zgjedhur “Shën Valentinin”, për të ndarë virtualisht lajmin e shtatzënisë.

Me një foto ku shfaqet bashkë me të shoqin dhe një dixhiturë “Dashni”, këngëtarja ka konfirmuar kështu faktin se do të bëhet nënë për herë të parë.

Yllka dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Astrit Pallaska janë martuar prej tetë vitesh bashkë, por duket se dimensioni i ri i dashurisë si fryt i ndjenjave të tyre do t’ju bashkohet për t’u dhënë statusin e prindërve.

Ende nuk dihet saktë se në cilin muaj të shtatzënisë është këngëtarja apo për më tepër gjinia e bebit, por me shumë mundësi në vijim Yllka do të pranojë që të ndajë detaje tjera rreth pritjes së ëmbël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A po vjen një bashkëpunim?

Yll Limani dhe Yllka Kuqi bashkë!