MENU
klinika

Viktimat e 26 nëntorit

Kongresi i PS ‘në këmbë’, mbahet një minut heshtje

29.02.2020 - 11:18

Me një minutë heshtje për të përkujtuar 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit ka nisur dita e dytë e kongresit të PS.

Sekretari i përgjithshëm i PS, në nisje të fjalës së tij, kërkoi nga të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve të mbajnë një minut heshtje.

“Tre muaj më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar. 26 nëntori ishte momenti më i vështirë për gjeneratën tonë. 51 të vdekur, thuajse 1000 të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që në më pak se një minutë humbën çatinë mbi krye.” u shpreh Balla, në nisje të fjalës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN