MENU
klinika

Dita e dytë, ja axhenda

Kongresi Zgjedhor i PS/ Nga përshëndetja e Stanishev tek ndryshimet në statut

29.02.2020 - 10:01

Zhvillohet sot dita e dytë e Kongresit zgjedhor të Partisë Socialiste, një ditë e gjatë e ndarë në tre pjesë. Në nisje të Kongresit do të ketë një fjalë nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev. Më pas pritet të ketë diskutime me tema si rindërtimi pas tërmetit, pakti për Universitetin, drejtësia, energjia, turizmi, legalizimet dhe integrimi europian si dhe një fjalë nga kryeministri Edi Rama.

Seanca e dytë nis në orën 12:00 me dy raporte. Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit nga Shpëtim Cami dhe raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben Pëllumbi

Më pas do të jetë prezantimi i programit politik “Shqipëria që duam 2030”nga Sekretari për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve në PS, Ilir  BEQAJ

Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë do të bëhet nga deputeti Alket Hyseni. Në fund të pjesës së dytë të Kongresit sot, do të jetë. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do të prezantojë agjendën politike e PS deri në qershor 2021 që do të pasojë nga diskutime. Seanca e tretë nis me organizimi i procesit të votimit dhe numërimit  të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Të zemë vendin e Anglisë’/ "Dashnor i mashtruar…"

‘The Guardian’ ironizon deklaratën e Ramës: Shqipëria pret për t’u martuar