MENU
klinika

Kurti, Thaçi dhe Grenell

Kontradiktat për dialogun Kosovë-Serbi

12.02.2020 - 09:17

Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Kosovë Richard Grenell, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe shefi i Qeverisë Albin Kurti nuk gjenden në një vijë sa i përket pozicionit të Kosovës karshi Serbisë.

Derisa Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kurse presidenti Thaçi mbetet i bindur se ai do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë e jo Kurti, siç parashihet me Kushtetutën e vendit.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me të marrë detyrën si kryeministër i vendit ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, por zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet të plotë politik, tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. Shefi i Qeverisë nuk ka përjashtuar as rolin e presidentit të vendit në dialogun me Serbinë, por ka thënë se vetë do ta marrë timonin e udhëheqjes së negociatave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fadil Maloku, Profesor Universitar, dhe Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Albin! Para se të ritakohesh me Grenellin, bëj këta hapa…