MENU
klinika

Shifrat zyrtare

Koronavirusi/ Ja numri i të prekurve dhe i viktimave!

29.02.2020 - 19:58

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe nga shifrat zyrtare të publikuara nga OBSH 51 vende janë rezultojnë të prekur.

Deri më tani janë konfirmuar gjithsej 83 652 raste me koronavirus, ndër to 78961 në Kinë, dhe 4691 jashtë saj.

Numri i të vdekurve rritet nga dita në ditë dhe ka shkuar në 2791 në Kinë dhe 67 jashtë.

Momentalisht vendi më alarmant është Italia, aty ku numri i të prekurve ka shkuar në 1000 dhe 29 viktima.

Ndërkohë në Itali 50 persona nga të prekurit janë shëruar dhe autoritetet italiane thonë se situata është nën kontroll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme