Italia është vendi më i prekur në Europë nga Koronavirusi, teksa ka shkaktuar edhe viktima. Shumica e ndeshjeve të futbollit këtë fundjavë të Serie A dhe jo vetëm, do të luhen pa tifozë.
Ndërkohë, në fundin e muajit mars, Shqipëria e Edy Rejës ka parashikuar të zbresë në fushë për dy miqësoret e radhës, ndaj San Marinos dhe Sllovenisë.
Më datë 27 mars pritej të luhet ndeshja me San Marinon në një stadium që ende nuk ishte vendosur, ndërsa më datë 30 mars ndeshja me Slloveninë pritej të luhej në Friuli, në një zonë e cila ka probleme me Koronavirusin.
Ndaj, edhe pse takimet janë në fund të marsit e duhet akoma edhe një muaj deri atëherë, sipas RTSH, pritet që vendtakimi të ndryshojë dhe Federata ka nisur të mendojë për një tjetër alternativë. Ndërkohë që një mundësi do ishte edhe zhvillimi i takimeve në “Air Albania”.