MENU
klinika

Testet te njeriu në muajin prill

Koronavirusi, një vaksinë nga Shtetet e Bashkuara

25.02.2020 - 11:20

Mund të jemi afër krijimit të një vaksine kundër koronavirusit i cili deri tani ka shkaktuar mbi 2,000 viktima në Kinë.

Lajmi vjen nga SHBA, nga kompania farmaceutike ‘Moderna’, në Kembrixh, mjaftë e kuotuar në tregun e New Yorkut, Nasdaq, e cila në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan për alergji dhe sëmundje infektive dhe me Qendrën e Kërkimit të Vaksinave, që kanë deklaruar se janë shumë afër vaksinës e cila sipas tyre duhet të testohet te njerëzit deri në muajin prill 2020.

Testimi do të kryhet në rreth 20-25 vullnetarë të shëndetshëm, ndërkohë që ‘Moderna’ ka dërguar disa mostra të vaksinës eksperimentale në Institutin Bethesda, në Maryland, me të cilin ka bashkëpunuar.

Kontrollet duhet të përcaktojnë nëse dy doza të vaksinës janë të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga infeksioni i koronavirusit.

Ende nuk është e qartë se kur do të jetë momenti që vaksina të jetë në raftet e farmacive, por mendohet se ato do të jenë gati midis korrikut dhe gushtit.

Imunologu Anthony Fauci, kreu i Institutin Kombëtar Amerikan për alergji dhe sëmundje infektive, shpjegoi se është e mundur që përhapja e koronavirusit të jetë më e paktë në muajt e ngrohtë, por që më vonë do kthehet fuqishëm në dimër, por që deri athere vaksina mendohet të jetë gati./ Nasdaq.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thonë shkëncëtarët?

Zbulohet burimi i përhapjes së koronavirusit!


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”