MENU
klinika

Çfarë diskutuan?

Kosnett takon kundërshtarin më të madh të heqjes së taksës

20.02.2020 - 13:28

Në vazhdën e takimeve me liderët politikë në Kosovë, ambasadori amerikan ka shkuar sot në zyrën e Ramush Haradinajt. Ish-kryeministri shkroi për takimin me diplomatin amerikan, pa përmendur askund çështjen e tarifës ndaj Serbisë. SHBA po bën presion që tarifa të hiqet menjëherë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tregon se i ka thënë ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet ta barazojnë Serbinë me Kosovën. Kosnett ka takuar liderët politikë në Kosovë, e kreu i AAK’së ka shkruar se me diplomatin amerikan kanë biseduar për vizitën e fundit që Haradinaj e pati në SHBA.

“Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time në SHBA dhe takimet atje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ambasadorit Kosnett i thashë se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë”, shkruan tutje kreu i AAK.

Haradinaj, i cili i ka vënë mallrave serbe tarifë 100% dhe ka refuzuar që ajo të hiqet që nga nëntori i vitit 2018, nuk ka përmendur të ketë folur me Kosnettin për këtë çështje. Haradinaj thotë se i paraqiti Kosnettit “nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet'

Ambasadori amerikan: Luftimi i korrupsionit është detyrë e…