MENU
klinika

Thaçi vendos datën

Kur do jenë zgjedhjet e parakohshme në Podujevë

07.02.2020 - 12:03

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020.

Presidenti Thaçi ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi.

Po ashtu, në vendimin e presidentit Thaçi thuhet se në pajtim me nenin 10 të Ligjit Nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (GZ, Nr. 10, 03 prill 2019), Kuvendi i Komunës dhe ekzekutivi i Komunës së Podujevës nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kosova dëshiron të besojë se BE-ja do të ndryshojë"

‘Godet’ Thaçi: Liderët e BE nuk duhet të bëjnë gabimet e ‘90-ës