“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, kur lahem më bien flokët. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Rënia e flokëve ose alopecia është një sëmundje që mund të shfaqet në forma të ndryshme: rënie të flokëve në formë vatrash (Alopecia areata), rënie në të gjithë zonat me flokë (Alopecia totalis) ose rënie graduale e përhapur ( telogen difussum). Së pari duhet të ndërtohet një bashkëpunim i mirë i mjekut me pacientin, pasi mjekimi i rënies/ alopecise do të realizohet në një hark kohor të zgjatur (disa muaj e ndoshta dhe vite). Pacienti duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të ndjekë me përpikëri këshillat e mjekut. Shpeshtësia e larjeve të flokëve nuk ndikon në rënien e flokëve për aq kohë sa produktet e përdorura nuk janë produkte kimike të forta e dëmtuese por shampo e produkte ushqyese të kontrolluara dhe të rekomanduara nga mjeku e të tregtuara në farmaci. Për më tepër mund të bëni një vizitë tek dermatologu për të pare gjendjen tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.