MENU
klinika

Qeveria e Zogut

Kur mbreti dërgoi në Francë, 25 studentë të mjekësisë

05.02.2020 - 18:16

      Nga: Aurenc Bebja

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 10 tetorit 1929, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me dërgimin në Francë të 25 studentëve shqiptarë nga qeveria shqiptare për të studiuar asokohe në Fakultetet e Mjekësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Disa studentë shqiptarë në Francë


“Qeveria shqiptare ka vendosur të dërgojë 25 bursistë në Fakultetet e Mjekësisë në Francë, të cilët do të ndjekin posaçërisht leksionet e Shërbimit shëndetësor ushtarak.

Universiteti i Strasburgut do të marrë 10 studentë, gjë që dëshmon mbi vlerësimin e madh që kanë universitetet franceze jashtë vendit, veçanërisht në Shqipëri.”

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’tha për kërkesën për azil dhe Shqipërinë?

“Populli do ta bëjë detyrën…”, Mbreti Zog përballë 40 gazetarëve