MENU
klinika

"Duhet hequr plotësisht"

Kurti heq taksën, Grenell: Je duke bërë një gabim serioz!

28.02.2020 - 08:57

Pasi kryeministri Kosovës vendosi që të heqë taksën për lëndën e parë të mallrave serbe, një reagim nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti bëri të ditur dje se me 15 mars taksa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor. Grenell përmes një shkrimi në Twitter, nuk e ka mbështetur Kurtin, ndërsa thekson se pozicioni i SHBA-së është i qartë’ tarifa duhet të largohet tërësisht. “Ne nuk e mbështesim heqjen e taksës pjesërisht nga kryeministri Albin Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të largohet plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë edhe Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, Kurti gjatë një konference për media ka shpalosur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ai u ka bërë ftesë autoriteteve të Serbisë që si përgjigje ndaj vendimit të palës së Kosovës, të zotohen se do ta ndërpresin fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe të nisin me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës.

Siç ka thënë Kurti, nëse pala serbe dëshmon përkushtimin në ndalimin e fushatës jomiqësore ndaj Kosovës dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave tregtare jotarifore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do ta heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina për një periudhë prej 90 ditëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e kryeministres serbe

Brnabiç: Nuk pres shumë nga Albin Kurti!


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë