MENU
klinika

Kërkon shkarkimin e tij

Kurti kërkon hetime ndaj Thaçit: Ka shkelur Kushtetutën

26.02.2020 - 12:10

Kryeministri i Kosovës ka vendosur në dijeni kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani për një marrëveshje në 2013 mes Thaçit dhe NATO-s që sipas Kurtit ka qenë në shkelje të Kushtetutës.

Rasti në fjalë ka të bëjë lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen. Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, mori tek KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka rrëfyer faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit].

Pas analizimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, stafi i zyrës së kryeministrit ka dalë në përfundimin se sipas tyre ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar se presidenti Thaçi e ka shkelur rëndë Kushtetutën sa ishte kryeministër i Kosovë.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar primn Jncie se presidenti Thaci, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedures kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin që është nxjerrë nga zyra e Kurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’