MENU
klinika

"Situatat ndonjëherë ndryshojnë...'

Lajmi i rremë për njohjen nga Xhamajka, reagon Vjosa Osmani

21.02.2020 - 16:52

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një deklaratë për shtyp ka sqaruar lajmin e rremë për njohjen e Xhamajkës duke shtuar edhe opsionin se ajo mund ta ketë njohur Kosovën por më pas mund të ketë ndërhyrë një shtet që është kundër Kosovës. Por Osmani thotë se duhet një sqarim i plotë nga Ministria e Jashtme e Kosovës por ajo e shtroi këtë opsion pasi tha se është marrë vetë me çështjet e njohjeve.

”Jemi duke pritur një vlerësim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me atë se çfarë ka ndodhur mbrëmë. Si Kuvend i Kosovës jemi bazuar në informatën zyrtare dhe tani për tani duhet të jemi të kujdesshëm në deklaratat tona deri në momentin e sqarimit përfundimtar të situatës.

Si person që jam marr me çështjen e njohjeve ju siguroj që ndonjëherë përkundër që vjen informata në ndërkohë për shkak të ndërhyrjeve të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës situata ndryshon.

Por nuk dua të jap ndonjë deklaratë pa marrë një informatë zyrtare nga Ministria e Punëve te Jashtme dhe pa marrë një sqarim përfundimtar se çfarë ka ndodhur”- tha Osmani .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kosova vazhdon të jetë e fuqishme..."

Pavarësia e Kosovës njihet nga një tjetër shtet


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!