Sot, këngëtari shqiptar që u nda shumë herët nga jeta, Dr. Flori, do të festonte 41-vjetorin e tij të lindjes.
Ndër miqtë e shumtë që e rikujton shpesh Florin është Landi Hysi, i cili s’lë rast pa përmendur mikun e tij të ngushtë, duke i dërguar mesazhe prekëse.
Sot, Landi nuk mund ta haronte kurrsesi ditëlindjen e mikut të tij të zemrës dhe e ka rikujtuar me mall në llogarinë e tij në Instagram. Landi ka publikuar një foto të Dr.Florit, ndërsa krahas saj ka vendosur datën e lindjes së këngëtarit.
“28 Shkurt 1979 ? #DrFlori“– shkruan Landi krahas fotos ku ndjekësit kanë vërshuar në komente për të ndjerin, duke treguar sa shumë i mungon muzika e tij.
Humbja e Florit ka shkaktuar dhimbje të madhe tek miqtë dhe familjarët e këngëtarit. Ai ka lënë pas bashkëshorten, Blerinën dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë dhe një djalë.