MENU
klinika

Analiza e ekspertit

Lidhja ajrore Kosovë -Serbi dhe taksa 100 përqind

15.02.2020 - 19:25

Nga Feliks Baci*

Ideja dhe propozimi per konkretizimin e nje Linje Ajrore midis Kosoves dhe Serbise, me konkretisht te sherbimit ajror midis dy kryeqyteteve respektive, mbeshtetur fuqimisht nga parteneret strategjike te Kosoves, USA/EU ( rezultat I nje procesi te gjate dhe te mbajtur disi larg informimit publik) duhet thene se eshte hapi I pare konkret rezultativ I politikes se negociatave ndermjet dy fqinjeve te Ballkanit.

Ambasadori Grenell, ne rolin e Tij te mediatorit ne kete process, justifikon propozimin ne fjale duke vene theksin ne pritshmerite e avantazheve dhe perfitimeve ekonomike per te dyja palet.

Dimensioni politik si nje “reason d’etre” I kesaj dakortesie eshte nje shenje shpreseplote nga pikeveshtrimi I se kaluares tragjike drejt fokusimit se zgjidhjes se problemeve ekzistuese ku me kryesorja shkon drejt njohjes “de facto” qofte “ a priori” apo qofte dhe “a postieri” te Sovranitetit te Kosoves nga ana e Serbise.

Thene kete, dhe duke marre parasysh hyrjen formale ne fuqi te marreveshjes, eshte ne interes te gjithesejcilit pergjegjes ne kete process te kontribuoje per krijimin e nje kornize te padiskutueshme ligjore per te bere realitet hyrjen ne fuqi te marreveshjes per fillimin e fluturimeve. Perdorimi I hapesires ajrore reciprokisht eshte burim I perbashket fitimi. Ndersa eshte e tille si perdorim, ajo ( hapesira ajrore) eshte e organizuar ne menyre fragmentare. Cdo here qe nje avion hyn ne hapesiren ajrore te nje shteti ai sherbehet nga ofrues sherbimi ajror navigacionale te shtetit ku a ka Juridiksionin dhe gezon sovranitetin e tij.

Ne interes te publikut ketej e andej kufirit do te deshiroja te theksoja se lidhjet ajrore ndermjet dy vendeve paraprihen nga nenshkrimi I nje marrevshje tip bilaterale, qe ne gjuhen profesionale quhet “Bermuda1”. Ne permbajtje kjo marreveshje ka elemente te karakterit:

Politik;

Diplomatik;

Ekonomik;

Jurisprudence;

Çeshtje teknike (Safety/ Security);

Perfshirja e ketyre elementeve kushtezon pike se pari respektimin qofte formal te komponenteve “Sovranitet”, dhe Juridiksionit te kontrollit reciprok qe nenkupton elemente te tille si “ hapesira ajrore mbi territorin kombetar si nje kualifikim shume i rendesishem i rregullave bazike ne respekt te nje shteti sovran.

Mungesa e mos pasjes se marredhenieve diplomatike, si kusht per fillimin e fluturime, eshte zgjidhur tashme nga e drejta nderkombetare ajrore publike. Mjafton leshimi I nje Autorizimi ( Permit)per operimet ajrore duke marre pergjegjesi dhe siguaracion te mjaftueshem financiar.

Ne nje veshtrim disi te “verber” te kesaj lidhje ajrore, duket sikur kemi te bejme me nje vazhdim rutine te negociatave bilaterale ne pergjithesi Po jo, konstatohet se kemi te bejme me nje oportunitet te “jetes, e cila kerkon reagim, dhe si do te reagohet ne percaktojme se si do pozicionohemi dhe cfare do perfitohet. Zgjedhja e pozicionimit pro ose kundra lidhjes ajrore nga ana retorike rezulton e shteruar ng ate dyja palet. Por qasja me kushte e qeverise se Kosoves me mosheqjen e takses se “famshme” si “reciprociteti” sjell pasoja negative per sa parashtrova me siper. Perse e them kete? Sepse Kosova deri me sot prezantohet si nje shtet I civilizuar nderkombetarisht, dhe me sovranitet te plote. Mjafton vetem kaq dhe cdo kush do beje vete analizen.

Per me teper, sot qe behet debat per Shengen Ballkanik, apo micro Shengen, dua ti kujtoje autoriteteve relevante te administrates se Kosoves si dhe Autoritetit te saj te Aviacionit Civil se duhet te kene parasysh se Kosova se bashku me Serbine dhe shtetet e tjera te Ballkanit perendiomr jane pale e “Marreveshja Shumepaleshe te Zones Europiane te Aviacionit” e ashtuquajtura “ Qielli Vetem” dhe per pasoje, ajo Kosova si pjese e kesaj ka te drejta dhe detyrime shumepaleshe. Shrytezoj rastin dhe kenaqesine dhe njekohesisht “keqeardhje” se Kosova eshte vizituar dhe vleresuar pozitivisht nga Komisioni Europian per progress te lavderueshem dhe kalim te fazes se pare ne menyre qe te perfshihet progresisht ne tregun e vetem europian si I barabarte me te gjitha privilegjet qe gezojne shtetet e bashkimit europian. Them “keqeardhje” duke e krahasuar me nivelin ku ndodhet Shqiperia vis a vis ketij vleresimi.

Nisma e vendosjes se lidhjes ajrore pa kushte, rrit rolin e Kosoves ne sy te partnereve amerikane dhe europiane. Brezave te moshes time si ne Shqiperi dhe Kosove i kujtohen fare mire politikat miope, sic ishte rasti i kundershtimit te udheheqjes se Shqiperise te viteve te para 90s per mos rivitalizimin e marredhenieve Kine – USA ne periudhen e Presidentit Nixon. Ne ato kohe ajo politike u konsiderua “tradheti”, por sot gjithesecili nga ne si dhe brezat e rinj po i shikojne rezultatet e politikes se hapur qe ka ndjekur Kina. Politika “inatcore” midis politikberseve duhet revizionuar, apo modifikuar. Cdo “ndryshim “citonte Montesquieu eshte njekohesisht dhe “qendrueshmeri” . Sheret dhe pamaturite deri me sot i kane zoteruar jo kosovaret, por pala tjeter. Kosova nuk duhet te mendoj se do humbi, por me shprese se do te fitoje.

Kosova eshte fituese e madhe, dhe shteti i Kosoves nuk eshte me ne rastin e vetembrojtjes. Kosova eshte me fat per gjithe kte mbeshtetje te madhe nderkombetare qe gezon per interesin e saj kombetar.

Kosova perben nje shembull dhe inspirim per te gjithe shqipater kudo qe jetojne e punojne.

Taksa per mallrat nuk duhet keqperdorur ne rastin konkret. Nacionalizmi duhet zevendsuar me Patriotizmin

*Ekspert ne fushen e se drejtes ajrore dhe transportin nderkombetar ajror civil.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Integrimi i Serbisë në BE

‘Kosova nuk është kushti i vetëm’

Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’